Një pjesëtar i qeverisë serbe ka humbur jeten pasi është prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Branislav Blazic, ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit. 

Politikani i krahut të djathtë, Blazic ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive. Ai ka shërbyer si ministër i Mjedisit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror.

Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani sipas REL. Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme.