Sekuestrohen 1.8 ton drogë nga Shqipëria në Greqi

Postuar: 11/08/2017 - 20:22

Një sasi prej 1.831 kilogramë kanabis është sekuestruar mëngjesin e së premtes nga roja bregdetare greke në hapësirën detare në perëndim të ishullit Kythira, në jug të Peloponezit.
Sipas Antidrogës greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në 84 pako dhe ishte vendosur në një skaf 20 metra të gjatë me flamur italian, në të cilin ndodheshin dy shtetas, një italian dhe një shqiptar, të cilët u arrestuan në flagrancë. 
Për arsye hetimore, emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publikë. Skafi ishte marrë me qera prej shtetasit italian një muaj më parë dhe ishte nisur nga Napoli i Italisë. 
Pasi kishte kaluar në brigjet shqiptare, mjeti ishte ngarkuar me kanabis e në vazhdim, nëpërmjet ngushticës së Korfuzit vazhdoi itenerarin e tij në drejtim të ishullit Mikonos, ku dhe do të dorëzonte ngarkesën, vlera e së cilës llogaritet më shumë se 2 milionë euro. 
Për të mos rënë në sy, skafi i trafikantëve ruante shpejtësi kostante kroçere, prej 15-18 milje detare dhe gjatë dy ditëve të fundit kishte shmangur ankorimin në ndonjë port të Greqisë. 
Burime policore thanë se autoritet greke kishin informacion për transportimin e lëndës narkotike ndaj dhe monitorinin lëvizjet e skafit, që në momentin e nisjes së tij nga Napoli. 
Lënda narkotike u shkarkua dhe u peshua në portin e Neapolit, në Peloponez, ndërsa hetimet janë marrë në dorë nga Prokuroria e Athinës. Dy të arrestuarit do të dërgohen në Gjykatën e Athinës për masë sigurie paraditen e së shtunës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas vdekjes tragjike të të riut shqiptar 2 ditë më parë në Olimp, një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ngjitej në mal.

Sot do të rikthehet në debat parlamentar në nivel të komisioneve, projekt – ligji për gjuhët, që ka për bazë zyrtarizimin dhe avancimin e

Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë VMRO DPMNE, e cila ka qeverisur Maqedoninë deri para qershorit të këtij viti

  'Qipriotët turq janë “bashkëpronarë” të Qipros dhe jo një minoritet në këtë ishull të ndarë të Mesdheut', deklaroi presidenti

Përfshi muajin nëntor, janë paraqitur 70 raste të dhunës familjare në rajonin që e mbulon Sektori i Punëve të Brendshme në qytetin e Teto

   Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha për mediat greke se marrëdhëniet e tensionuara mes Greqisë dhe Turqisë, thashmë janë pje

   Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve ‘TAS’, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do bëhet pjesë e ale

Prokuroria në Prokupla të Serbisë ka nisur një hetim për një grup njerëzish që ndërmjetësonin martesën e serbëve me shqiptarët kundrejt p

   Policia greke ka arrestuar 11 persona dhe lëshuar urdhër ndalimi për 26 të tjerë si përgjegjës për protestat e dhunshme të organizuar

Më shumë se 5000 policë janë angazhuar për ruajtjen e rendit në kryeqytetin grek, Athinë për shkak të protestave masive të paralajmëruara