Serbët në protestë për 10 cent

13/06/2018 - 17:15

   Me bllokim të akseve kombëtare dhe paralizim të trafikut e kanë kundërshtuar serbët rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës javët e fundit.

Ndonëse paga mesatare në Serbi është rreth 450 euro, ata thonë se nuk e përballojnë dot çmimin 1.3 euro që ka kapur benzina dhe 1.24 euro që ka shkuar nafta. Këto pamje i përkasin protestës së fundit të zhvilluar të martën, ku qindra drejtues automjetesh bllokuan për 20 minuta një nga autostradat hyrëse të Beogradit, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Që prej ditës së premte protesta të kësaj forme po zhvillohen Serbinë. Nisma ishte e një grupi qytetarësh në rrjetet sociale.

Ky grafik tregon rritjen me 10 cent që ka pësuar çmimi i benzinës brenda tre muajsh. Qytetarët ia venë fajin tatimit të vendosur nga qeveria për çdo litër nafte, që sipas tyre zë 55% të çmimit. Por qeveria mbrohet duke thënë se rritja e çmimit reflekton luhatjet e tregut ndërkombëtar dhe tarifat e kërkuara nga institucionet financiare ndërkombëtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë shpërfaqur të mërkurën qëndrimet e tyre të kundër

Atij që investon 250 mijë euro për një imobilie në Greqi i hapet porta për në Bashkimin Europian.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur rreth interesimit të SHBA-ve për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në njē intervistë ekskluzive për televizionin serb "TV Pink", ka folur edhe për partnerin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është motivuar nga një qëllim më i rëndësishëm se sa politikat ditore “në ndjekjen e n

Një tërmet prej 4.3 ballësh të shkallës Richter ka tronditur Greqinë  në orën 23:40 të dielën në mbrëmje.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë të fundit ka zbuluar se  nesër do të mbajë takimin me partnerët e koalicionit.

Ministria e Brendshme njoftoi sot se është parandaluar një sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut, pasi sqaroi se ishte planifikuar nga mb

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka bërë një riformatim të qeverisë së tij disa muaj para zgjedhjeve lokale dhe atyre për Parlamentin Eu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin