Në një libër të autoshkollës në Danimarkë, paraqitet shteti i Kosovës me një sipërfaqe më të madhe territoriale. Sipas kësaj harte, Kosova kufizohet edhe me Hungarinë. Ndërsa emri i Serbisë nuk figuron askund.

Me dashje apo pa dashje, në këtë hartë territori i Serbisë është futur brenda kufijve të Kosovës. Ndërsa një grua, në profilin e së cilës shkruan se është avokate e të drejtave të njeriut, ka bërë një pyetje interesante. “A imagjinohet kjo kur ata thonë se Kosova është Serbi”?