Serbia i premton Maqedonisë së Veriut 8.000 vaksina "Pfizer" nga dërgesa e saj

18/01/2021 - 13:48

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi se Serbia ofroi të paktën 8.000 vaksina nga prodhuesi "Pfizer", ndërsa po negociohet edhe për vaksina të tjera.

"Në komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç këtë mëngjes, ne ramë dakord të marrim 8.000 vaksina kundër COVID-19 nga dërgesa e tyre. Ata pranuan të na ndihmojnë ndërsa detajet do t’i përcaktojmë më vonë gjatë ditës", tha kryeministri Zaev.

Ai gjithashtu tha se është biseduar edhe për vaksinat e tjera për të cilat pala serbe ka kontrata, por për të cilat duhet të kontrollojnë klauzolat nëse mund t’ua dorëzojnë vendeve të tjera.

"Unë jam shumë mirënjohës dhe në emër të gjithë popullit maqedonas dua t’i përcjell mirënjohje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, qeverisë dhe popullit serb", tha kryeministri Zaev.

Ai gjithashtu tha se bëhet fjalë për një "akt serioz miqësie", duke shtuar se kjo tregon që Serbia dëshiron të solidarizohet dhe të ndajë me fqinjin e saj jugor disa nga vaksinat që ka.

Zaev gjithashtu tha se presidenti serb Vuçiç kishte shprehur dëshirën që vaksinat të jepeshin si donacion, duke shtuar se në fund janë dakorduar që Maqedonia e Veriut të paguajë për vaksinat me çmimin e blerjes.

Kryeministri Zaev gjithashtu informoi se vazhdojnë aktivitetet për marrëveshjen me "Pfize" për 800.000 vaksina, të cilat do të mbulojnë dozat e nevojshme për 400.000 qytetarë dhe do të vazhdojnë negociatat me vendet e tjera për të siguruar vaksina të tjera, derisa të arrijnë 5.850 dozat e para të vaksinave në muajin shkurt.

Ndërkohë, në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, thuhet se ministri Venko Filipçe në kontakt me ministrin serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, në ditët në vijim do t'i definojnë detajet rreth dërgesës së vaksinave. /AA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka urdhëruar sot të gjitha bizneset që të hapen dhe të mos zbatojnë masat e miratuara nga qever

Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi shtrënguan masat epidemiologjike të mërkurën pasi numri i rasteve të reja ishte mesatarisht 500 në

Në Maqedoninë Veriore në 24 orët e fundit janë kryer 3.342 testime për Covid-19 dhe prej tyre 725 kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bashkimin Evropian, të bëj

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 persona nga COVID-19.

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se Ministria e Brendshme e Serbisë ia ka hequr masën e mbrojtjes nga afër dhe

Autoritetet Shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima dhe 880 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë lëshuar urdhër-arrest për ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov.

Vendimi për paraburgim shtëpiak ndoshta asnjëherë nuk do të arrijë në duart e Sasho Mijallkovit.

Një 62-vjeçar është arrestuar për përdhunimin e vazhdueshëm të një fëmije, i cili ishte nxënësi i tij.