Serbia ngre aktakuzë për krime lufte ndaj Nezir Mehmetajt

01/07/2020 - 20:08

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj.

“Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha Valon Mehmetaj për REL, duke shtuar se lidhur me këtë familja është informuar nga avokati mbrojtës Sead Spahoviq.

“Rastin e kemi përjetuar rëndë sepse kemi pritur që ai të lirohet tani, pas gjashtë muajsh paraburgimi. Fatkeqësisht aktakuza u ngrit dhe iu vazhdua paraburgimi”, shtoi Valon Mehmetaj.

Prokuroria për krime lufte në Beograd, më herët ka konfirmuar për REL se ka ngritur aktakuzë ndaj N.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.

Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Prokuroria në Beograd.

Së bashku me aktakuzën është edhe kërkesa për zgjatje të paraburgimit të të pandehurit N.M, i cili më 3 janar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në paraburgim.

Zëdhënësi i Prokurorisë për krime lufte në Serbi, Vasillje Seratiq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 9 janar se shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, nën dyshimet për krime lufte në fshatin Rudicë.

Në përgjigjen me shkrim nga Prokuroria e Beogradit dhënë për Radion Evropa e Lirë, nuk përmenden detajet se për cilin krim bëhet fjalë dhe për çka konkretisht akuzohet Mehmetaj.

Avokati i Mehmetaj, Sead Spahoviq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Mehmetaj po akuzohet për vepra të kryera pas qershorit, 1999, kur lufta kishte mbaruar dhe se akuzat ndaj tij nuk mund të lidhen me krime lufte.

Ai ka shtuar se nuk ka asnjë dëshmi në shkresat e prokurorisë ndaj lëndës për Mehmetajn se klienti i tij ka qenë i përfshirë në ndonjë vepër që përbën krime lufte.

Pas ndalimit të Nezir Mehmetajt nga autoritetet serbe, Prishtina zyrtare kishte kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmëruan të martën për rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë e Veriut ka bërë me dije se nga 830 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 75 kanë janë

Tre të vdekur dhe 74 të infektuar nga Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka njoftuar se gjatë 14 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me koronavirus

Katër viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut pritet të mblidhet më 4 gusht, ndërsa nuk është bërë ende asgjë zyrtare lidhur me përpjekjet për f

Për fat të mirë, ditën e sotme nuk është shënuar asnjë viktimë me Covid-19, por ndërkohë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja ng

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi, janë bashkuar në dy lista zgjedhor

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një vend që raporton shifra të konsiderueshme të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është duke i përgatitur qytetarët