Serbia nisi të martën një fushatë masive vaksinimi Covid-19 dhe u bë vendi i parë evropian që përdori vaksinën Sinopharm të prodhuar në Kinë.

“Është mënyra e vetme për t’u kthyer në jetën normale”, tha Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar, i pari që mori vaksinën.

“Të gjitha këto janë vaksina shumë të sigurta,” tha Loncar, ndërsa televizioni shtetëror RTS transmetonte vaksinimin e tij drejtpërdrejt në institutin e virologjisë në Beograd.

“Nuk ka asnjë arsye për shqetësim në lidhje me sigurinë e tyre”, theksoi ai. Serbia mori të shtunën një milion doza të vaksinës Sinopharm.