Serbia ka tërhequr tërë stafin diplomatik nga Shkupi, duke mos dhënë detaje mbi këtë vendim.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë informoi se ka marrë një notë diplomatike nga ambasada serbe në Shkup, përmes së cilës është informuar se personeli i ambasadës është thirrur për konsulta në Beograd.

Megjithatë në komunikatën e MPJ-së theksohet se nuk janë të njoftuar për arsyet e këtij vendimi dhe se për të informuar më tepër është vendosur komunikim me MPJ-në e Serbisë.

“Në përputhje me rregullativat relevante të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie diplomatike, institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambasadës në aspektin e sigurisë dhe integritetit”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Maqedonisë.