Serbia tërhiqet nga vendimi për të dëbuar diplomatin malazez

30/11/2020 - 11:59

Serbia e ka tërhequr vendimin për të dëbuar ambasadorin e Malit të Zi. Një ditë më parë, Mali i Zi dhe Serbia kishin vendosur të dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq njoftoi për vendimin më 29 nëntor pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe pas konsultimeve me serbët e Malit të Zi.

“Ne kemi vendosur që Serbia në mënyrë të njëanshme të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi. Raportet e mira me Malin e Zi janë mbi të gjitha më të rëndësishmet për ne”, tha Bërnabiq.

Ajo shfaqi shpresën se ky veprim do të konsiderohet nga ana e Podgoricës si shenjë e vullnetit të mirë si dhe potencoi se Serbia do të vazhdojë të zhvillojë raportet me Malin e Zi. “Ne edhe njëherë po e shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe miqësisë”, tha ajo.

Presidenti Vuçiq tha se Serbia “ka bërë një veprim të mirë” duke shtuar se i takon asaj të tregojë se dëshiron “raporte të mira dhe vëllazërore” me Malin e Zi.

Në një mesazh në Tëitter, Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi mirëpriti vendimin e Serbisë dhe i bëri thirrje Malit të Zi të bëjë të njëjtën gjë.

“Respekti për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë themeli i zgjerimit të BE dhe procesit të stabilizimit dhe asociimit”, shkroi Varhelji.

Serbia e shpalli ambasadorin e Malit të Zi, person non grata (të padëshiruar) dhe urdhëroi dëbimin e tij nga vendi më 28 nëntor, pasi të njëjtin veprim e kishte bërë Mali i Zi me ambasadorin serb në Podgoricë.

Kryeministri në ardhje i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq më herët e kritikoi qeverinë në largim për vendimin, vetëm disa ditë para se të votohet nga parlamenti qeveria e re, që ka një orientim pro-serb.

“Akte të tilla nuk janë në frymën e rrugës evropiane dhe bashkëpunimit të mirë rajonal të vendeve mike,” shkroi Krivokapiq në Tëitter. Ai tha se regjimi në largim, madje edhe në ditët e tij të fundit, nuk “iu shmang polarizimit të shoqërisë dhe thellimit të ndarjeve”.

Si arsye për shpalljen person non grata dhe dëbimin e ambasadorit serb, ministria e Jashtme e Malit të Zi përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” .

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë midis atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me aleatët tradicionalë: Serbinë dhe Rusinë, dhe ata që e shohin Malin e Zi si një shtet të pavarur aleat me Perëndimin.

Mali i Zi dhe Serbia ishin pjesë e një vendi të përbashkët para një referendumi më 2006 që çoi në pavarësimin e Malit të Zi.

Vendi tani do të drejtohet nga një koalicion pro-serb që do të votohet gjatë një seance parlamentare këtë javë, pas humbjes së Partisë Demokratike të Socialistëve pro-Perëndimore në pushtet.

Partia më e fuqishme e koalicionit është Fronti Demokratik (DF), i cili kërkon lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë dhe mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe.

Partnerët e tij, megjithatë, insistojnë që Mali i Zi të mbetet në kursin e tij pro-perëndimor.

Krivokapiq tha se qeveria e re do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë.

“Ne do të promovojmë një politikë fqinjësie të mirë me Beogradin, si dhe me të gjithë në rajon, mbi parimin e sovranitetit, pavarësisë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera”, shkroi Krivokapiq. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti grek, Giannis Kallianos ka folur për vëllain e tij, i cili është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sërish sot rreth deklaratës së Ramush Haradinajt, i cili tha se  duhet një referendum

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 444 raste të reja me koronavirus, nga 2518 testime të kryera në të gjithë vendin.

Greqia ka njoftuar rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka folur për mediat në Serbi për zgjerimin e BE-së, raportet me Kosovën si dhe kushtin e Serbisë që ta

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK).

Gjendet i vdekur në moshën 77-vjeçare Sifis Valiraqis, ish-ministër i Pasok.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në 24 orët efundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet