Një tërmet i fuqishëm është ndjerë pak minuta më parë në Greqi.

EMSC raporton se tërmeti ishte me magnitudën 5,7 të shkallës Rihter.

Epiqendra e lëkundjes ishte në ishujt Dodecanese, 73 km nga Karpatet greke dhe 10 kilometra thellësi.

Dy ditë më parë një tjetër tërmet goditi këto ishujt me magnitugë 5,2 të shkallës rihter.

Ndërsa, më 24 janar një tërmet me magnitudë 6.8 goditi lindjen e Turqisë, duke i marrë jetën 41 personave dhe plagosur 1 600 të tjerë.