Ambasadorja amerikane në Malin e Zi, Judy Rising Reinke ka dënuar sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd.

Judy Rising Reinke shkruan në profilin e saj në Twitter se ishte e tronditur nga përdhosja e flamurit të këtij vendi ndërsa iu bëri thirrje palëve për dialog.

“Jam e tronditur nga pamjet e përdhosjes së flamurit. Sulmi ndaj ambasadës malazeze është absolutisht i papranueshëm. Dallimet e mendimeve duhet të adresohen përmes dialogut, jo dhunës dhe vandalizmit”, tha Reinke.