Dy vdekje të tjera që nga statistikat e fundit të qeverisë greke, ka bërë që numri i viktimave në Greqi, këtë të enjte të shkojë në 53 në total.

Rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi është ai i një burri 51-vjecar, nga qyteti verior i Kastorias, që ndërroi jetë në një spital në Selanik, të mërkurën vonë. Babai i katër fëmijëve ishte personi i shtatë nga Kastoria që ndërroi jetë nga virusi.

Këtë të enjte, një grua 76vjecare nga Pella u raportua po ashtu se ndërroi jetë nga koronavirusi.

Gruaja erdhi nga fshati Foustani, i cili është një nga disa komunitete të vogla në veri të Greqisë që janë vendosur në karantinë pas shpërthimit të virusit në këto vise, ku banojnë kryesisht të moshuar.