Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën shtatë pacientë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1,208 teste, 234 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Ndërsa nga Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 274 pacientë të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë ka arritur në  103,020 të prekur.

Sakaq rastet pozitivë për Covid janë në Shkup-99, Prilep – 26, Kavadar – 19, Kumanovë – 17, Strumicë – 15, Negotinë – 9, Tetovë dhe Koçan – 7 secili qytet, Gostivar – 6, Shtip dhe Veles – 5 secili, Ohri dhe Gjevgjelia – 4 secili, Struga – 3, Vinica – 2, Manastir, Kriva Pallankë, Dibër, Dellçevë, Berovë dhe Probishtip – 1 secili