Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

26/02/2020 - 17:31

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme. Ai tha se bëhet fjalë për një paciente që kishte ardhur nga Italia, e cila ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji.

Pas analizave të bëra në klinikën infektive, pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë, por është në gjendje stabël. Pacientja ka qenë në Itali për një muaj. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.

“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza për koronavirus. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në klinikën për sëmundje infektive, në repartin e posaçëm për izolim"- tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kujtojmë se një rast është shënuar dhe në Greqi, ndërsa bëhej fjalë për një 38-vjeçare, e cila kishte qëndruar në Itali.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

12 persona, punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut janë infektuar me Covid-19.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se Beogradi është i vendosur të ndihmojë serbët në Kosovë në luftën ndaj COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 63 persona, katër prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme, v

Dy vdekje të tjera që nga statistikat e fundit të qeverisë greke, ka bërë që numri i viktimave në Greqi, këtë të enjte të shkojë në 53 në

Ka shkuar në 51 numri i viktimave në Greqi si pasojë e koronavirusit.

Një pjesëtar i qeverisë serbe ka humbur jeten pasi është prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Branislav Blazic, ka qenë sekretar shte

Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat e vendit me një plan konkret.

Vijon të rritet numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në Greqi.