Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, një grua 57-vjeçe nga Kumanova.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, i cili tha se ne klinikën e infektivit po kurohet edhe djali i viktimës, 33 vjeç.

Sipas ministrit, viktima u rezultoi pozitive me koronavirus, pas vdekjes, pasi më parë kishte bërë dy teste por kishin rezultuar negativ.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”.