Shënohet viktima e parë nga tërmeti që goditi të hënën pasdite ishullin e Lesbos në Greqi.

Raportohet se një grua 45 vjeçe është nxjerrë e vdekur nga rrënojat e shtëpisë se saj në fshatin Vrisas.

Po ashtu, ekipet e shpëtimit po përpiqen të komunikojnë me një grua tjetër që ndodhet nën rrënoja.

Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit ishte në hapësirën detare rreth ishullit të Lesvos, në det, në thellësi 10 kilometra.

Tërmeti u ndje deri në Athinë, por edhe në qytetin turk Izmir, që ka një distancë jo shumë të largët nga ishulli.