Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur për një familje britanike, e cila kishte zgjedhur Greqinë për të pushuar këtë vit, por teksa duhej të gëzonin e të shijonin, kanë humbur djalin 15-vjeçar në mënyrë tragjike.

Ata kishin marrë me qira një varkë dhe një motoskaf në ishullin e vogël të Paxit dhe ishin duke shkuar në portin kryesor të Gaios kur ndodhi tragjedia.

Gjithçka ndodhi kur 15-vjeçari humbi ekuilibrin e tij dhe ra me kokë dhe u plagos rëndë nga helika e motoskafit.

Ai u tërhoq përsëri në bordin e varkës nga familja e tij dhe trupi i tij i mbuluar me gjak u nxor në breg, ku mjekët e deklaruan të vdekur.

Një roje bregdetare konfirmoi se kishte pasur gjithashtu një alarm të kuq kundër udhëtimit midis Korfuzit dhe Paxit.