Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 viktima nga Covid-19 në Serbi duke e çuar në 103 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Janë regjistruar edhe 445 raste të reja dhe numri i të infektuarve ka arritur në 5,318.

Zëdhënësja e Shëndetit Publik në vend Darija Kisic Tepavcevic, tha se numri i të shëruarve në 509.

Ndërkohë, 593 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19 dhe 382 prej tyre ndodhen të shtruar në spitale.

Deri më tani në Serbi janë kryer 29,472 teste për Covid-19.