Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 116, ku tre persona humbën jetën ditën e sotme.

Mes viktimave ishte një burrë 66-vjeçar nga Serres, i cili ishte shtruar në spital në ICU Covid-19 në spitalin “Agios Dimitrios” në Selanik, dhe raportohet se nuk vuante nga ndonjë sëmundje themelore.

Ndërkohë një 74-vjeçar vdiq mesditën e sotme në spitalin AHEPA, ku po kurohej, i cili raportohet se nuk vuante nga një sëmundje themelore.

Më herët, është raportuar për vdekjen e një gruaje 67-vjeçare e shtruar në spitalin Papanikolaou, e cila vuante nga mbipesha, që i përkeqësoi ndjeshëm shëndetin.