Autoritetet serbe kanë njoftuar edhe për 424 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar kështu bilancin e përgjithshëm në 4054.

Nga raporti i fundit deri në orën 15.00, më 13 prill 2020, në 24 orët e fundit kanë vdekur 5 persona, tre burra dhe dy gra.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 85.