Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 63 persona, katër prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme, vetëm brenda pak orësh.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 1.613, nga të cilët 54.4% janë burra, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në intubacioni është 92 (76.9% burra).

Megjithatë, ekspertët thonë se Greqia është optimiste sa i përket evolucionit të koronavirusit, por theksojnë gjithashtu se: “nuk duhet të jemi të vetëkënaqur, sepse atëherë virusi do të na shkatërrojë”.

Prefekturat në të cilat nuk ka ndonjë rast të konfirmuar zyrtarisht, sipas të dhënave zyrtare të EODY, deri pasditen e së premtes, 3 prill, janë 5 në numër:

-Grevena

-Karditsa

-Evrytania

-Aitoloakarnania

-Fokida