Shkupi i kërkon ndihmë Prishtinës për zbatimin e Ligjit për shqipen

25/03/2019 - 17:07

Deri në konsolidimin e organeve që do të angazhohen për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në institucionet e Maqedonisë së Veriut, përkthimet do të bëhen nga ana e administratorëve shqiptarë të cilët nuk janë përkthyes profesional, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ai duke u arsyetuar rreth gabimeve të shumta gjatë përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe nga ana e institucioneve shtetërore, tha se gjatë periudhës tranzitore shfrytëzohet për ngritjen e kapaciteteve me kuadër profesional që do të bëjnë përkthimet.

“Mos të harrojmë se kemi një periudhe parapërgatitore prej gjashtë muajve për të krijuar kapacitete brenda institucioneve për implantimin e Ligjit për gjuhët”.

“Por, ajo që është brenda dy muajve të parë sa ka hyrë në fuqi ligji është për tu përgëzuar”, ka thënë Osmani, duke bërë të ditur se do të kërkohet ndihmë edhe nga Shqipëria dhe veçanërisht nga Kosova si vend ku funksionon, siç tha, me sukses dygjuhësia gjatë komunikimit të institucioneve me qytetarët.

“Do të duhet të krijojmë komunikime për shkak se edhe Kosova është specifike sa i përket dygjuhësisë dhe mund të na ndihmojë shumë në aspektin e përgatitjes së formatit të dokumenteve si dhe angazhimin e përkthyesve”.

“Në këtë edhe Shqipëria si shtet mund të na ndihmojë në aspektin e shërbimeve profesionale sa i përket aspektit gjuhësor kështu që nuk do të lëmë hapësirë pa shfrytëzuar për ta vënë në jetë sa më parë me kapacitet të plotë këtë ligj”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, Ylber Sela, i cili drejton Agjencinë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, për mediat ka bërë të ditur se konkursi për punësimin e kuadrit të ri në dikasterin që ai drejton do të hapet menjëherë sapo të ketë përfunduar procesi për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.

“Të gjitha kërkesat që vinë nga institucionet e ndryshme të shtetit sa i përket u jemi përgjigjur në gatishmëri të plotë” ka thënë Sela.

Ndërkaq, sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkoski, ka sqaruar se me qëllim që të fillojë zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, një pjesë e administratorëve shqiptarë të angazhuar në sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, do të kalojnë në Agjencinë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Bëhet fjalë për persona që tashmë kanë një lloj përvoje në angazhimin në administratën e shtetit dhe vlerësojmë se kapacitetet e tyre, do të kontribuojnë në këtë Agjenci”, tha Dragi Rashkovski./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri në orën 19:00 qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë për kandidatët në zgjedhje

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhje, të drejtë vote kanë 1.808.131 votues.

Të dielën e 21 prillit mbi 1 milionë e tetëqind mijë qytetarë votues të Republikës së Maqedonisë së Veriut do t'u drejtohen kutive të vot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një fjalim para mijëra serbëve që dolën për të përkrahur atë tha se nuk do të lejojë që serbët

Në Maqedoninë e Veriut mbyllet këtë të premte fushata për zgjedhjet presidenciale, teksa nga mesnata nis heshtja zgjedhore.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk presin që në takimin e Berlinit me 29 Prill të ketë ndonjë marr

Një ditë më parë, mediat greke dhe ata ndërkombëtare raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim të pjesës ku qënd

Ambasadori francez në Serbi Frederic Mondoloni ka komentuar raportimet e mediave serbe, të cilat shkruan mbrëmë se "Notre Dame u dogj për