Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se shtetasi nga Shqipëria, A.D. i cili ia kishte dalë që mbrëmë të dilte nga qelia ku ka qenë duke e vuajtur dënimin me burg të përjetshëm, është gjetur sot në mëngjes në tavanin e burgut në Idrizovë.

Personi që ka tentuar të arratiset është i dënuar në këtë burg me dënim përjetë, për grabitje dhe vrasje.

Ai kishte qenë i pranishëm gjatë numërimit mbrëmë, por nuk kishte qenë i pranishëm në numërimin sot në orën 8 të mëngjesit. I burgosuri u gjet pas një farë kohe.

MBP e Maqedonisë së Veriut informoi mbrëmë se një shqiptar ishte arratisur nga burgu në Idrizovë.