Shtypi në Athinë: Delir antigrek nga Tirana

06/12/2018 - 13:55

Përplasja në distancë mes dy ministrive të Jashtme, asaj shqiptare dhe greke ka gjetur pasqyrim të gjerë dhe në shtypin grek, shkruan tvklan. Sigurisht nuk ka munguar as gjuha ironike, si në rastin e të përditshmes Protothema, e cila që në titull shkruan: “Delir antigrek nga Tirana, në Greqi shqiptarët po vriten… nga shqiptarët”.

Media greke e nis shkrimin duke përcjellë lajmin e vrasjes së 18-vjeçarit Marios Isak në Kavala dhe duke cituar Ministrinë e Punëve të Jashtme shqiptare, e cila në një reagim të ditës së mërkurë, fliste për një “seri vrasjesh të shqiptarëve përgjatë këtyre dy javëve në Greqi”dhe dënonte ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes.

Por pikërisht duke iu referuar rastit të 18-vjeçarit, Protothema thotë se në mënyrë ironike, rezultoi se ai u vra nga një bashkëkombas dhe jo nga një shtetas grek.

"Ministria e Jashtme shqiptare përdor një retorikë antigreke, në një deklaratë për vrasjen e një shqiptari në Kavala, duke u shprehur se përgjatë dy javëve të fundit ka pasur një seri vrasjesh të shqiptarëve dhe një valë persekutimi ndaj tyre dhe duke u përpjekur në të njëjtën kohë që të lerë në hije rastin e Konstantinos Katsifas", shkruan Protothema.

Megjithatë në mënyrë ironike, shkruan më tej e përditshmja greke, pretendimi i palës shqiptare bie poshtë nga vetë faktet, pasi 18-vjeçari shqiptar në Kavala u vra nga një bashkëkombas, i cili deklaroi në polici se krimi ndodhi… aksidentalisht.

Protothema sjell më tej edhe reagimin e Ministrisë së Jashtme greke, që i bëri thirrje Tiranës zyrtare për vetëpërmbajtje, ashtu sikurse dhe reagimin e policisë helene.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një biznesmen i njohur serbo boshnjak është ekzekutuar në atë që mediat lokale e përshkruajnë si ekzekutim në stilin mafioz.

Kandidati i shumicës qeverisëse Stevo Pendarovski kryeson me një rezultat të ngushtë zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Kandidati shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka ka humbur në raundin e parë të zgjedhjeve të së dielës.

Deri në orën 19:00 qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë për kandidatët në zgjedhje

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhje, të drejtë vote kanë 1.808.131 votues.

Të dielën e 21 prillit mbi 1 milionë e tetëqind mijë qytetarë votues të Republikës së Maqedonisë së Veriut do t'u drejtohen kutive të vot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një fjalim para mijëra serbëve që dolën për të përkrahur atë tha se nuk do të lejojë që serbët

Në Maqedoninë e Veriut mbyllet këtë të premte fushata për zgjedhjet presidenciale, teksa nga mesnata nis heshtja zgjedhore.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk presin që në takimin e Berlinit me 29 Prill të ketë ndonjë marr