934 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar deri më tani që nga shpallja e pandemisë. I lartë është edhe numri i të shëruarve.

Gjithsej 454 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 5 persona kanë ndërruar jetë. Janë kryer gjithsej 2.748 teste, edhe ky një tjetër rekord për sa i përket testimeve.