Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli edhe këtë vit është marrë me njohjet, por është përcjellë gjatë gjithë kohës me skandale.

Më i madhi skandal ishte me njohjen nga Mali, të cilën Pacolli kishte proklamuar se është meritë e tij. Edhe Kryeministri Hashim Thaçi e kishte përmendur në OKB si njohje, por më vonë doli se ajo s’ka ekzistuar asnjëherë.

Në një intervistë, Pacolli kishte thënë se njohja i ka ardhur Kosovës pasi kishte dërguar disa kompjuterë në Mali si dhuratë,shkruan Express.

Megjithëkëtë, ende nuk dihet saktë sa shtete e kanë njohur Kosovën. Por, dihet se është afër njëqind.

Ministri e Jashtme ka qenë e obliguar që deri në fund të vitit 2012 të sqarojë njohjet pa nota verbale nga Uganda dhe Nigeria. Ministri i Jashtëm nigerian, Olugbenga Oshiru, pati deklaruar se shteti i tij asnjëherë nuk e ka njohur Kosovën.