Zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën ka njoftuar se sot do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë në Bruksel.

Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç.

Tema të diskutimit do të jenë marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë dhe liria e lëvizjes.

Në dialogun Kosovë-Serbi,  pritet të diskutohet edhe për integrimin e menaxhimit të kalimeve kufitare.

Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punët e Jashtme.