Sot pritet dekretimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve serbë

Postuar: 20/10/2017 - 11:04

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar për sot ose më së largu për të hënën e ardhshme dekretimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve serbë të veriut pas dështimit për t’u dekretuar në fillim të kësaj jave, shkruan sot, gazeta Zeri.

Presidenti Hashim Thaçi në fillim të kësaj jave ua pati dërguar ftesën gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë për t’u betuar para tij, por këta të fundit nuk u paraqiten, kështu i pari i shtetit të Kosovës akuzoi BE-në dhe Serbinë për moszbatim të Marrëveshjes së Gjyqësorit, të arritur gjatë bisedimeve në Bruksel.

“Disa vonohen në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe katër vjet e gjashtë muaj, nga prilli i 2013-s në qoftë se unë nuk gabohem. Dhe nuk u bie ndërmend që ta bëjnë atë dhe kanë mbështetjen e shumë vendeve të botës. Më mirë të mos më tërheqin për gjuhe”, ka thënë Vuçiq.

Edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë gjatë ditës së djeshme se pala serbe sot do të jetë e gatshme të krijojë një gjykatë dhe prokurori të re për shumicën serbe në veri të Kosovës, e cila është vetëm një vonesë prej dy apo tre ditësh në krahasim me datën e caktuar dhe Serbia do të jetë gati për t’i përmbushur plotësisht detyrimet e saj të Marrëveshjes mbi Gjyqësorin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ministri i Jashtëm Ivica Dacic tha se Serbia do të njohë Kosovën dhe do të lejojë që të ketë karrigen në OKB, kur të "fluturojnë derra

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev paralajmëron votuesit se dështimi i marrëveshjes me Greqinë rrezikon ta zhysë vendin në kaos dhe izolim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç takimeve me lideret e subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë, ka takuar edhe

Në plazhin më të njohur të ishullit Zante në zonën Nauagio në Greqi, për pak mund të kishte ndodhur një tragjedi.

Një vajzë 17-vjeçare shqiptare me banim në Neproshten të Maqedonisë, është zhdukur pa gjurmë.

Aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla” është hapur për trafikun ajror pas bllokadës që nga mëngjesi kur një avion nga Egjipti kishte ngel

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka treguar se në vitin 2001, maqedonasit kanë qenë pro ndarjes së Maqedonisë nga

Liderët politikë shqiptarë në jugun e Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte nd

Senatori amerikan, Ron Johnson, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të

Dy ushtarakë turq janë ndaluar mesditën e sotme në zonën kufitare mes Turqisë dhe Greqisë në zonën e njohuri si Evros.