Spanja nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

15/12/2012 - 12:23

 

Spanja nuk e pranon pavarësinë e njëanshme të Kosovës dhe ky qëndrim i saj nuk do të ndryshojë, ka thënë Fransisco de Migel Alvares, këshilltar i lartë në Ambasadën e Spanjës në Beograd.

“Spanja nuk e njeh ekzistencën e shtetit të vetëshpallur të Kosovës me kryeqytet Prishtinën”, ka thënë ai për mediat serbe.

Megjithatë, Alvares ka deklaruar se Spanja, si shtet i Bashkimit Evropian, pranon të shqyrtojë marrëveshje të caktuara me Kosovën, të cilat duhet të kenë qasje neutrale ndaj statusit.

“Qeveria e Spanjës, në kuadër të BE-së, merr pjesë në procesin e përmirësimit të gjendjes faktike në Kosovë, në mënyrë që të gjendjen zgjidhje për një jetë më të mirë të banorëve atje. Por, në kuadër të këtyre përpjekjeve, Madridi, ashtu si edhe katër vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, këmbëngul se të gjitha marrëveshjet në kuadër të BE-së duhet të jenë neutrale ndaj statusit”, ka thënë Alvares.

Spanja, së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Qipron, janë të vetmet vende të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor. Data u njoftua nga kryeministri kroat Andrej Plenkovic.

Avioni i Qeverisë  së Maqedonisë së Veriut “DZR”, i cili përdorej për fluturime dhe udhëtime të nëpunësve civilë pësoi një defekt dhe zba

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emanuel Macron, në të ci

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash.

Atletet e kryeministrit Rama në samitin e Ohrit kanë tërhequr vëmendjen e mediave maqedonase.

Një pllakë përkujtimore për komandantin e korpusit të Novi Sadit të ish-ushtrisë jugosllave, Mlladen Bratiç, i cili ka udhëhequr sulmin n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në Gjenevë se për Serbinë është shumë e rëndësishme heqja e pengasave për lëvizjen e mall

Jani dhe Vasilia Katsifa, prindërit e Konstantinos Katsifas i kanë kërkuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis përmes një letre që të

Drejtori i Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriç deklaroi se Mitrovica është një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb.

Në vitin 2020, Serbia planifikon të dërgojë në Kosovë rreth 89 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj.