Mbrëmjen e djeshme është sulmuar ambasada e Malit të Zi në Beograd. 

Mësohet se mbështetësit e Kishës Ortodokse serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatërronin flamurin malazez para ambasadës duke hedhur mbi të kapsolla dhe fishekzjarre.

“Një tjetër mizori, një sulm ndodhi në Ambasadën e Malit të Zi, natën e kaluar në Beograd,”, tha Kryeministri i Malit të Zi, Z. Dusko Markoviç.