Sulmohet ambasada e SHBA në Athinë

07/01/2019 - 12:08

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë u sulmua në orët e para të së hënës nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi, që u shënua në orën 03 e 30 pas mesnate, u krye në hyrje të parkingut të ambasadës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane.

Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tollumbace të mbushura me bojë të kuqe. Menjëherë forcat e policisë që ndodhen të dislokuara rreth ambasadës, filluan ndjekjen dhe tetë persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar.

Anarkistët publikuan paraditen e të hënës një komunikatë, ku shpjegojnë se sulmi u krye si reagim ndaj politikës së SHBA-ve në Siri, dhe në rajonin e Ballkanit. Kujtojmë që në vitet 1996 dhe 2007, godina e ambasadës ishte goditur me predha, ku pati vetëm dëme materiale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Apelit e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin, një figurë kyçe në luftërat e Ballkanit

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogherini, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin Zoran Zaev,  ka përgëzua

Rusia e ka njohur shtetin maqedonas nën emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur sot Ministria e Punëve t

Muhamed Sejdini është Presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Protestat e serbëve të cilët po kërkojnë largimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç u ashpërsuan ditët e fundit.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i është drejtuar Gjyqit të Apelit në Shkup për të kërkuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

Shqiptari Muhamed Sejdini është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur Greqinë mesditën e sotme. Epiqendra ishte 15 kilometra në juglindje të ishullit të Zakyntho.

Protestuesit në Beograd që po kundërshtojnë siç thonë sundimin autokratik të presidentit, Aleksandër Vuçiç, hynë në ndërtesën e Radiotele

Qeveria serbe planifikon një komision ekspertësh kundër eksodit masiv të fuqisë punëtore nga vendi.