Qeveria e Greqisë ka mbështetur një takim mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit grek Mitsotakis, duke bërë kështu një hap para drejt uljes së tensioneve dhe nisjes së dialogut mbi kërkimet në ujërat e Mesdheut Lindor.

Burime për median greke “ProtoThema”, bëjnë me dije se qeveritarë grekë e mbështesin këtë takim vetëm nëse klima është pozitive. Po ashtu kujtohet se Mitsotakis ka shprehur dëshirën herë pas here për të komunikuar me Turqinë në nivel të lartë.

Të njëjtat burime qeveritare theksojnë se “klima e krijuar është pozitive dhe nëse qëndron e tillë një takim është i dobishëm dhe i mundur”.