Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se testimi për Covid-19 i kreut i partisë Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM-së) Zoran Zaev ka dalë negativ.

Po ashtu ka rezultuar negativ edhe testi i liderit të partisë të VMRO-DPMNE-së Mickoski Mickoski.

Kujtojmë se dy liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, ishin vendosur në izolim 14 ditësh për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetare që tashmë ka rezultuar pozitive.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë humbur jetën 32 persona dhe janë infektuar 711 të tjerë.