Të shtëna armësh kanë ndodhur në zonën “Eksarxia” në qendër të qytetit të Athinës mbrëmjen e sotme.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se dëgjuan breshëri kallashnikovi. Mediat greke raportojnë se nga të shtënat në qendër të kryeqytetit nuk ka të lënduar. F

orca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për autorët që qëlluan me breshëri.

Kujtojmë se pak ditë më parë u qëllua me armë para zyrave të partisë PASOK dhe shënjestër dyshohet se ishin punonjësit e policisë.