Dy ushtarakë turq janë ndaluar mesditën e sotme në zonën kufitare mes Turqisë dhe Greqisë në zonën e njohuri si Evros.

Sipas "Protothema", ushtarakë turq janë ndaluar në brendësi të territorit grek, në rrethana që ende nuk dihen. Burime lokale thanë se ka pasur të shtëna në ajër, por zyrtarisht ende nuk jepen të dhëna.

Në një reagim Ministria e Mbrojtjes Greke tha se incidenti ishte serioz dhe dy ushtarët turq nuk do të lirohen menjëherë pasi do të merren në pyetje për një hetim që është hapur.