25/02/2021 - 10:45
Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka urdhëruar sot të gjitha bizneset që të hapen dhe të mos zbatojnë masat e miratuara nga qeveria.
Ky urdhër i Gjeloshaj ka sjellë reagime nga qeveria dhe forca të shumta policore kanë nisur aksionin për të mbyllur bizneset.
"Unë do t’i bëj thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë kësaj ngjarjeje. Ky vendim është personal si hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi të ndarë nga grupi i parë. Armiqtë janë ata që hakmerren, përkatësisht kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. Krivokapiq po hakmerret sepse nuk e thirra me rastin e Ditës së Shtetësisë së Kosovës", tha Gjeloshaj.
Pas përplasjes për Nik Gjeloshaj është firmosur një urdhër-arresti në gjuhën shqipe, pasi kreu i Komunës së Tuzit tha se nuk kuptonte urdhrin në gjuhën malazeze.
/portali DurresLajm/