Tensionet Greqi-Turqi për çështjen "Libia", Pompeo letër mbështese Mitsotakisit

21/01/2020 - 17:09

Pas tensioneve të cilat tashmë janë përhapur në ‘Egje’ mes Greqisë dhe Turqisë për çështjen e luftës në Libi, SHBA nuk është përfshirë duke i qëndruar besnike Greqisë. Mediat greke raportojnë se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka dërguar një letër kryeministrit Mitsotakis duke i shprehur mbështetjen e e SHBA ndaj Greqisë.

Në fakt, pozicioni që mbajti Greqia për të mbështetur Khalifa Haftar, gjeneralin e Ushtrisë Nacionale të Libisë u duk si një kundërshtim ndaj Turqisë, qeverisë së al- Sarraj në Libi, dhe OKB-së e cila njeh qeverinë e al-  Sarraj si legjitime.

Madje ka qenë SHBA ajo që e ka paralajmëruar gjeneralin libian Khalifa Haftar që të ndalë sulmet në Tripoli. Por SHBA duket se nuk do ta llogarisë pozicionin e Greqisë për Libinë në marrëdhëniet e saj me vendin helen.

Por nga ana tjetër Turqia dhe Greqia po zhvillojnë jë luftë ‘të ftohtë’, e cila filloi me deklarata, më pas me sulmet kibernetike. Erdogan tha se Greqia po hedh hapa të gabuar kurse Greqia mbështet Khalifa Haftarin për shkak se al- Sarraj dhe Erdogan kanë nënshkruar marrëveshjen për kufijtë detarë në Mesdhe për të cilën Greqia nuk është dakort.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në Konferencën për media ka njoftuar se situata me pacienten e prekur nga

11 shtetas serbë në bordin e anijes “Diamond Princess” në Yokohama të Japonisë, të cilët nuk kanë dalë pozitiv ndaj koronavirusit, do të

Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirus. Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Një tërmet me magnitudë 4.3 në shkallën Rihter ka rënë në ishujt Dodecanese të mërkurën rreth orës 14:20 në një zonë detare pranë Karpath

Është konfirmuar rasti i parë në Greqi me koronavirus.

VMRO-DPMNE-ja të martën do të protestojë kundër siç thonë kapjes së organeve gjyqësore nga mafia të cilën e udhëheq Zoran Zaev.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i tha të dielën televizionit proqeveritar Prva, se deri në fund të vitit Serbia do të marrë një ofertë

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës është e rëndë.

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi