Një tërmet me magnitudë prej 2,8 ballë Rihter dhe me intensitet III deri IV gradë sipas Shkallës europiane makroseizmike, është ndjerë sot në orën 01 e 2 minuta në Ohër, Strugë dhe Resnje.

Siç informoi Observatori seizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup, epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Ohrit.