Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar lëkundje sizmike edhe në vendin tonë.

Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti në Kretë ka qenë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, në një thellësi prej 56 kilometra nën tokë.

Mediat greke nuk raportojnë ende nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Lëkundjet e forta sizmike me epiqendër në Greqi, u ndjenë edhe në Shqipëri, kryesisht në Jug të vendit.