Tërmeti i fortë që pak ditë më parë tronditi Greqinë, me epiqendër pranë qytetit të Larisa, ka shkaktuar viktimën e parë.

Mediat greke raportojnë se nga lëkundjet e tërmetit 5.9 të shkallës Rihter ka humbur jetën një 83-vjeçar. Viktima i identifikuar si Christos Gekas, 83-vjeçari u dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Ai jetonte bashkë me gruan e tij në Mesochori, në fshatin malor të Elassona dhe shtëpia e tyre u shkatërrua.

Po ashtu, mediat greke shkruajnë se tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa banorët nga paniku kanë dalë nga shtëpitë dhe disa kanë zgjedhur që të kalojnë natën në çadra.