Një tërmet i fortë ka “shkundur” vendin fqinj Greqinë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter ka qenë në një thellësi 1 km, ndërsa është ndjerë për disa sekonda nga qytetarët, të cilët kanë dalë të tmerruar në ambiente të hapura. Dridhja u ndje po ashtu në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për dëme në njerëz apo dëme materiale nga tërmeti i fortë që u ndje edhe në vendin tonë. Ndërkohë, pas këtij tërmeti, ka pasur pas lëkundje të tjera.