Thaçi e Pendarovski bisedojnë për “avancimin e marrëdhënieve bilaterale”

07/05/2019 - 07:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Homologun tim të ri e urova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, e cila është fitore edhe për Maqedoninë e Veriut si shtet shumetnik, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

“Ne biseduam edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike”, bëri të ditur Thaçi.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut u mbajt të dielën. Pendarovski e fitoi kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova, me një epërsi prej rreth 6 për qind të votave.

Pendarovskin, më herët, e uroi edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot për RTS se detyra e tij e re është që të sigurohet që asnjë vend të

Diplomati amerikan Matthew Nimetz ia dedikoi 25 vjet të jetës dhe karrierës profesionale ndërmjetësimit në konfliktin për emrin, midis Sh

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schreder, ndërsa

Deputeti i pavarur maqedonas dhe njëherazi kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqj

Para fillimit të seancës Zv/Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Nuri Bajrami, me një retorikë të ashpër dhe duke i kërkuar falje opinio

Kryeministri grek Aleksis Tsipars i la pas deklaratat me ton nacionalist dhe u zotua për një Ballkan ku mbizotëron prosperiteti dhe bashk

Filluan takimet për “ fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri.

Parlamaneti grek është sulmuar mesditën e sotme nga 15 persona.

“Sot jemi të përgatitur edhe politikisht edhe institucionalisht.