Thaçi e Vuçiç bisede telefonike për vrasjen e Ivanoviçit

18/01/2018 - 12:33

Presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiç zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Presidenti serb kërkoi që Kosova të pranojë përfshirjen në hetime të palës serbe.

Kreu i shtetit kosovar tha se ishte gati të pranonte propozimin e Vuçiç, duke u bazuar në ligjet e Kosovës.

Por Thaçi kërkoi nga Vuçiç, që ky rast të mos pengojë vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.

Ndërsa drejtori i policisë serbe tha në një intervistë për mediat vendase se hetuesit kanë zbuluar detaje të reja për pronarin e vdekur të automjetit, me të cilin u krye atentati po ashtu edhe të personave që e kanë përdorur kohët e fundit.

Serbia po zhvillon hetime paralele për këtë vrasje. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Veriu i Mitrovicës është mbushur me flamuj të Rusisë dhe me fotografi të Presidentit Vladimir Putin.

Me të gjitha mundësitë që i jep Kushtetuta do të luftoj që qeveria të mos e marrë besimin, sepse kjo ka të bëj me Marrëveshjen e Prespës

Avionë turq fluturuan mbi Detin Egje duke shkelur 13 herë hapësirën ajrore greke.

Edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov, gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni.

Vazhdojnë protestat e opozitës në Serbi me kërkesa për largimin e Presidentit, Aleksandër Vuçiç.

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë

Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota pro miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriu

Parlamenti i Maqedonisë do të vijojë sot në mesditë seancën për fazën përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese për çështjen e emrit.

Dështimi i Marrëveshjes së Prespës dhe një shpërbërje e Maqedonisë, mbart rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe.