Në plazhin më të njohur të ishullit Zante në zonën Nauagio në Greqi, për pak mund të kishte ndodhur një tragjedi.

Kjo për shkak të shkëputjes së një shkëmbi masiv e provokuar nga një dallgë e madhe që u përplas në breg.

Në momentin e ngjarjes, plazhi ishte i populluar nga dhjetëra pushues, të cilët të kapur nga paniku largohen me shpejtësi.

Në momentin e shkëputjes së shkëmbit, ndodheshin tre varka me pushues në det ndërsa raportohet për një pushuese të plagosur.