Një lëkundje sizmike u ndje të mërkurën pasdite në Kastoria, Greqi. Sipas Institutit të Gjeodinamikës, tërmeti ishte 4.5 i shkallës Rihter dhe u regjistrua në orën 17:21, 36 kilometra në perëndim të qytetit dhe në një thellësi prej 8.2 kilometra.

Disa minuta më vonë, shumë afër epiqendrës, u regjistrua një tjetër lëkundje, 3.4 e shkallës Rihter. Nuk janë raportuar dëme materiale.