Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës është e rëndë. Në rrezik jete mbeten 4 persona, ndërsa 7 të lënduarit janë shtruar në Repartin e Urgjencës Kirurgjikale në Shkup dhe në spitalin e qytetit “ Shën Naumi i Ohrit”. si pasojë kanë humbur jetën 3 persona d

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për personat që po luftojnë për jetën po merren të gjitha masat e mjekimit intensiv.

Familjarët e të lënduarve nuk arrinin t’i mbanin lotët. Në gjendje shoku ata thanë se nuk flasin dot para kamerave. Vajtonin viktimat, dhe luteshin për të lënduarit.

Nga tragjedia si pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Ky nuk është rasti i vetëm kur shpërthimi i një bombole gazi merr jetë njerëzish dhe lëndon disa të tjerë. Në dhjetor të vitit të kaluar si pasojë e një shpërthimi të tillë në një banesë në Shkup, një burrë mbeti i lënduar rëndë me djegie të shkallës së katërt. Një bombol shpërtheu edhe në maj të vitit të kaluar, por nga ky rast fatmirësisht nuk pati viktima dhe as të lënduar.