Trajkovic: Shqiptarët dëshmuan idenë e “Shqipërisë së Madhe”

29/11/2012 - 14:07

Rada Trajkovic, politikane serbe nga Gracanica
<p>Rada Trajkovic, politikane serbe nga Gracanica</p>

Këto ditë ata po e demonstrojnë këtë në mënyrë shumë provokuese, haptas dhe arrogante, madje e prezantojnë përpara bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ajo për Tanjug

Shqiptarët në rajon në mënyrë provokuese, kanë treguar se vazhdon të mbetet gjallë ideja e Shqipërisë së Madhe, ka deklaruar deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. 

“Ata e kanë bërë një gjë të tillë në mënyrë shumë provokuese, publike dhe arrogante. Një zonë e tërë, përfshirë jugun e Serbisë, pjesë të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës, ka qenë e mbuluar me flamuj kuqezinj”, ka thënë Trajkoviq për mediat serbe.

Ajo ka thënë se, po të ishte politikane në Beograd, do të bënte përpjekje që me Malin e Zi, Maqedoninë dhe me njerëz të caktuar në Kosovë të niste punën rreth një platforme të përbashkët, “në kundërshtim të projektit gjithëshqiptar”.

Sipas saj, një gjë e tillë është e mundur duke u bazuar në idenë se “ne jemi evropianë”.

Trajkovic ka thënë se ndarja e Kosovës “me siguri se do të çonte në krijimin e Shqipërisë së Madhe” dhe në atë rast “Serbia do të kufizohej me një shtet fundamentalist”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialog”.

Një kamion me armë dhe municion është kapur nga policia greke, ndërsa në pranga është vënë shoferi.

Sot në qytetin e Shkupit pritet të mbahet protesta kundër diskriminimit dhe rasteve të montuara ndaj shqiptarëve.

Kapet mbi gjysmë ton kokainë në kontejnerë me banane.

Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me gjithsej 20 muaj heqje lirie nën akuzat për nxitje të veprave terroriste dhe a

Kosova tash e pesë vjet është në defensivë diplomatike karshi agresivitetit diplomatik të Serbisë dhe nuk ka arritur që t’i amortizojë ef

Autostrada Prishtinë–Nish, është projekt i rëndësishëm, pasi jo vetëm që tregon interesin e Serbisë për të zhvilluar infrastrukturën e sa