Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Maqedoni. Siç raportojnë mediat vendase, një makinë është godiur nga treni në hekurudhën Kumanovë-Shkup.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rramanli rreth orës 12:00 dhe viktimat mësohet të jenë nga Haraçina e Shkupit.  

Viktimat janë tre anëtarë të së njëjtës familje N.B., S.B dhe Z.B, kurse bashkudhëtari i katërt ka arritur të kërcejë nga automjeti para goditjes së trenit, informon INA.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Kumanovë ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe pritet të dalin detaje të tjera në lidhje me aksidentin.