“Trump porosi të rënda për Serbinë”, mediat serbe komentojnë takimin e Vuçiç me Grenell

11/10/2019 - 11:46

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell”.

Kështu deklarojnë mediat serbe, të cilët nuk japin detaje se për çfarë porosish bëhet fjalë. Sipas tyre, takimi mes Vuçiç dhe Grenell ka qenë shumë i vështirë. Blic.rs shkruan se Vuçiç nuk donte as të bënte deklaratë për shtyp.

Kujtojmë se Grenell, njeri i besuar i presidentit Trump, vizitoi Beogradin, disa ditë pasi mori përsipër rolin e të Dërguarit Special të SHBA-së për Kosovën. Blic.rs shkruan se “porositë që mori Vuçiç nga Grenell mbajnë peshë të madhe për Serbinë”.

“Takimi, ku u diskutua zgjidhja e çështjes së Kosovës, zgjati më shumë se një orë”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e këtij mediumi, përcjell Telegrafi.

Fakti që takimi nuk ka qenë i lehtë e ka konfirmuar edhe këshilltarja e presidentit serb, Suzana Vasiljeviç, e cila ka thënë se takimi midis Aleksandar Vuçiç dhe të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell ishte shumë i vështirë. Ajo tha se shpesh ndodh që takimet të jenë të vështira kur bëhet fjalë për Kosovën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se nuk ka informacione nëse vendi i saj ka ndaluar fushatën e tërheqjeve të njohjeve pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka vlerësuar si gënjeshtra pretendimet e mediave se Serbia ka pezulluar fushatën p

Ambasadori i BE, Samuel Zhbogar në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga palët politike që të vendosin momentin e duhur për zgjedhjet.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 974 teste të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 101 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mali i Zi shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ku vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik.

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski është testuar për Covid-19 ku ka rezultuar negativ.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi sot në konferencë për shtyp për mbajtjen e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas përhapjes së kor

Ka shkuar në 177 numri i viktimave bilanci i Greqisë sa i përket koronavirusit.

Deputeti shqiptar, njëherësh nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri njoftoi sot në profilin e tij në Facebook se ai, gruaja e tij dhe vajz

Numri i shtuar i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e jashtëzakonshme që shpalli president