Tsipras: Shpërbërja e Maqedonisë, krijon “Shqipërinë e Madhe”

10/01/2019 - 17:06

Dështimi i Marrëveshjes së Prespës dhe një shpërbërje e Maqedonisë, mbart rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Deklarata vjen nga Kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili tha se pakti Athinë-Shkup u shërben interesave të Greqisë.

“Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Nuk ka asnjë interes të ketë një front të hapur në një vend që do të mund të ishte një hapësirë jetike për ekonominë dhe bizneset tona. Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e atij vendi dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë”.

Në një intervistë për mediat vendase, Tsipras tha se Marrëveshja e Prespës do ta ketë rrugën e hapur në Parlamentin grek dhe se ajo është arritja më e rëndësishme e qeverisë së tij pas daljes së vendit nga kriza ekonomike.

“Menjëherë pasi të votohet në Parlamentin e Shkupit, qëllimi ynë është sa sjellim menjëherë Marrëveshjen e Prespës në parlament, natyrisht brenda muajit Janar”.

I pyetur rreth një refuzimit të mundshëm të marrëveshjes nga “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenosit, Kryeministri pohoi se në atë rast do të kërkojë mbështetjen e parlamentit.

“Besoj se z.Kamenos nuk do të zgjedhë të favorizojë kushtërshtarin tonë. Por nësë e bën, unë do të kërkoj votëbesim nga parlamenti. Nëse nuk marr shumicën prej 151 deputetësh, kemi një problem politik jo kushtetues, atëherë do të thërras zgjedhjet e parakohshme”.

Marrëveshja historike mes Athinës dhe Shkupit e firmosur në Prespë në Qershor, pritet të ratifikohet brenda 15 Janarit në Parlamentin e Maqedonisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Apelit e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin, një figurë kyçe në luftërat e Ballkanit

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogherini, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin Zoran Zaev,  ka përgëzua

Rusia e ka njohur shtetin maqedonas nën emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur sot Ministria e Punëve t

Muhamed Sejdini është Presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Protestat e serbëve të cilët po kërkojnë largimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç u ashpërsuan ditët e fundit.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i është drejtuar Gjyqit të Apelit në Shkup për të kërkuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

Shqiptari Muhamed Sejdini është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur Greqinë mesditën e sotme. Epiqendra ishte 15 kilometra në juglindje të ishullit të Zakyntho.

Protestuesit në Beograd që po kundërshtojnë siç thonë sundimin autokratik të presidentit, Aleksandër Vuçiç, hynë në ndërtesën e Radiotele

Qeveria serbe planifikon një komision ekspertësh kundër eksodit masiv të fuqisë punëtore nga vendi.